N/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e mbyllur për mediat se sot Komisionet Parlamentare nuk duhet të kenë axhendë tjetër përveçse, dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Tabaku theksoi se anëtarët e majtë të Komisionit të Ekonomisë kanë ndihmuar trafikun e lojërave të fatit për Agron Xhafajn, duke pezulluar ligjin. Sipas saj, lLufta ndaj krimit dhe drogës, fillon me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Komisioni i Ekonomise (1)

“Një vendim i formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit në Itali, detyron Agron Xhafajn të jetë sot në burg. Por, si rezultat i mbështetjes nga mazhoranca dhe Ministri i Brendshëm, me manipulimin e ligjeve të reformës në Drejtësi sot ai është i lirë dhe sot ai drejton trafikun e drogës në Shqipëri dhe ka zëvendësuar bandën e ish-ministrin të brendshëm në Vlorë. Vlora nuk është më qyteti i turizmit. Vlora është kthyer në qytetin e drogës. Unë besoj se në detyrën e parë të këtij Komisioni që ne të fillojmë e të diskutojmë ashtu si në çdo Komision tjetër parlamentar për të atë që PD ka publikuar dhe opinioni publik po diskuton.
Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të ketë axhendë tjetër përveç dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse ky nuk është rast i izoluar. Minitsria e Brendshme e përfshirë në trafikun e drogës është kthyer në sistem. Ikën një Ministër i Brendshëm, me një kupolë të tërë policie, të përfshirë drejtpërdrejt në trafik droge fakt i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, vjen një ministër tjetër droge i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme dhe që ka të njëjtën strukturë kriminale që kishte në pesë vitet e fundit. Ne si Komision Ekonomie ne na takon të diskutojmë për këtë çështje. Të diskutojmë edhe për ligjin e lojërave të fatit z.Braçe që u shty në dy vite siç duket për të mbrojtur interesat kriminale që sot drejtojnë Ministrinë e Brendshme. Këtu anëtarët e majtë të këtij Komisioni, kanë ndihmuar drejtpërdrejt Agron Xhfajn, për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë në rend dite. sot çdo axhendë parlamentare duhej të fillonte me, si mundet deri në qershor në të ndihmojmë që Shqipëria të hapë negociatat. Si mundet që deri në qershor ne të përmirësojmë situatën duke nisur që nga lufta ndaj krimit dhe drogës që fillon me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm”, deklaroi Tabaku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb