Ish–deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u takua me tregtarë të zonës së Pazarit të Ri në Tiranë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për t’u shpjeguar se zgjidhja për problemet me të cilat përballen është Programi i Partisë Demokratike për Ekonominë.

Gjatë fjalës së tyre, tregtarët treguan se shitjet bien dita–ditës, për shkak se qytetarët e kanë ulur konsumin, si pasojë e krizës ekonomike që po përjetojnë në familjet e tyre. Ndërkohë, ish–deputetja Tabaku i ftoi që të krahasojnë atë çfarë u ofron programi i Partisë Demokratike dhe çfarë kanë përjetuar deri tani nga politikat e gabuara të qeverisë Rama, me barrën e taksave apo kontrollet e panumërta tatimore, që janë shndërruar në makth për biznesin.

“Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi”, u shpreh Tabaku. Vënia në vështirësi e biznesit, thanë tregtarët, ka rritur papunësinë dhe për pasojë po detyron të rinj e kryefamiljarë që të llargohen nga vendi, duke u ndarë nga familjet e tyre.

Pjese nga bashkebisedimi
Qytetari: Dobët, situata është dobët…
Qytetari: Keq është faktikisht, nuk ka qënë kaq keq. Do të presim të bëhet më mirë.
Tabaku: Bëhet mirë po votuam.

Tabaku: Si shkon puna?
Qytetari tjeter: Si gjithë të tjerët.
Tabaku: Dobët?
Qytetari: Shumë, shumë dobët.
Tabaku: Unë kam qënë tani në ushqimore, në dyqane mishi, që më thonë që ka rënë konsumi i ushqimit, jo më i këtyre gjërave.

Nje tjeter qytetar: Ne siç jemi këtu, jemi dhe konsumatorë.
Tabaku: Po, e provoni vetë.
Qytetari: I kemi ngushtu shumë ato daljet e gjërat. Dhe ana financiare, dhe frika…

Tabaku: Si shkon puna?
Qytetari tjeter: Po kuptohet, puna… s’kemi çfarë t’i bëjmë.

Qytetari: Lëre mos fol më…
Tabaku: Morët ndonjë mbështetje gjatë pandemisë?
Qytetari: Jo.
Qytetari: Jo, ne jemi trajtuar si njerëzit që kemi punuar.
Tabaku: Nuk morët asnjë përfitim?
Qytetari: Jo, sepse kemi qënë biznes hapur…
Tabaku: E kuptoj, por kur s’kishte njerëz… shumë pak vinin…
Qytetari: Jemi trajtuar sikur kemi punuar.

Tabaku: E kuptoj. Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi. Sot njerëzit janë duke blerë për mbijetesë.
Qytetari: Ashtu është.
Tabaku: Dhe ka nevojë ekonomia të mbështetet. Në të gjithë botën ra pandemia, por e gjitha bota e mbështeti. Qeveria i mbështeti në të gjithë shtetet.
Qytetari: Ne presim ditë të mira. Presim ditë të mira. Ishalla!
Tabaku: Ditë të mira vijnë po larguam Edi Ramën! Me Edi Ramën s’ka ditë të mirë Shqipëria.
Qytetari: Patjetër!

Tabaku: S’ke punë?
Qytetari: Imagjino po të ulet më tepër akoma orari.
Tabaku: Po s’ka për t’u ulur orari më tepër. Sepse do shpërthejnë njerëzit, do votojnë përpara 25 prillit.
Qytetari: O kur do të bëhet?! Të bëhet që tani, që sot.

Tabaku: Faleminderit!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb