Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Këshilli i Europës ka marrë një vendim të paprecedent që të mos ndjekë nga afër zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Tabaku vlerëson se KiE merr vendime që janë të paprecedenta, kurse EdiRma vazhdon të besojë realitetin paralel që e ka krijuar vetë.

Postimi i Jorida Tabakut:

Keshilli i Europes vendim te paprecedente, Rama vijon ne realitetin e tij paralel!

Keshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ne Keshillin e Europes qe ka monitoruar e vezhguar cdo zgjedhje lokale ne Shqiperi dhe qe kish njoftuar ekipe vezhgimi te perbashketa me OSBE ka njoftuar zyrtarisht OSBE, deputetet e kuvendit dhe kedo qe te dy presidentet kane vendosur qe si rezultat i paqartesive te procesit zgjedhor (lexo faktit qe ka nje dekret presidenti te botuar ne fletoren zyrtare) do te anullojne misionin e vezhgimit.

Ne fjale te tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit ne kufijte e ligjores dhe legjitimes. Sikunder rrezon propaganden e mazhorances qe nuk la gur pa levizur per te kthyer zgjedhjet moniste me vend. Tani Rama mund te vazhdoje i qete dhe i vetem drejt zgjedhjeve njepartiake. Me kandidate te vetem, te izoluar dhe mbase me vezhgues nga Korea e Veriut drejt 30 qershori!

Ndonese ligjerisht zgjedhjet me 30 qershor nuk ekzistojne si per Fletoren Zyrtare edhe per faktorin nderkombetar. Armata e Brankoleones le te vazhdoje drejt humneres ne te cilen eshte nisur. Por te mos perhape panik per nje informacion qe e kane marre demokrate e socialiste!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb