TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD-së në njësisë administrative Nr. 8-të në Tiranë, ku ka bashkëbiseduar me qytetaret për prezantimin e programit të opozitës.

Nëpërmjet statusit të saj në ‘Facebook’ paraditen e te dielës, Tabaku shprehet: “Kafja e mëngjesit me strukturat e Njësisë 8!”.

Partia Demokratike ka afruar paketën e shpëtimit, siç është paketa fiskale për uljen e takses së sheshtë deri në 9 për %, ulja e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë ata që konsumojnë nën 300 kw, për familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kw si dhe rritja e punësimit dhe e investimeve, që tashmë po konsultohet me strukturat e PD-së në të gjithë vendin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: