Deputetja e PD-së, gjithashtu kandidate e kësaj force politike për deputete në qarkun Tiranë nga lista e hapur, Jorida Tabaku thotë se në PS ka nisur një luftë mes socialistëve për lejet e ndërtimit.
Tabaku shton se Tirana nuk e meriton rrëmujën për pushtet personal që ka shkaktuar përplasja mes Ramës dhe Veliajt. Ajo shton se qytetarët më 11 maj duhet të votojnë ndryshimin, Partinë Demokratike dhe kandidaturën e saj.
“Pastrojmë Tiranën nga llumi!
Një kryebashkiak në burg për pastrim parash. Një kryeministër në luftë me delfinin e tij kryebashkiak brenda qelisë. Një luftë bandash mes socialistëve, jo për qytetarët, por për milionat e lejeve të ndërtimit!
Tirana nuk e meriton këtë rrëmujë.
🗳 Më 11 maj, është momenti të ndalim këtë rrëmujë!
✅ Pastrojmë llumin e korrupsionit dhe bandat që luftojnë për pushtet!
✅ Shpëtojmë një Tiranë të marr peng tek një grusht të korruptuarish!
✅ Punojmë dhe ndërtojmë një Shqipëri të njerëzve të punës!
Zgjedhja është e qartë: Pastrojmë llumin dhe sjellim ndryshimin!
🇦🇱 Bashkë për një Tiranë të lirë! Bashkë për një Shqipëri më të mirë!
🗳 Voto për ndryshimin!
🟦 Voto Partia Demokratike!
✍ Voto Jorida Tabaku!”, shkruan Tabaku.
(Balkanweb)