Deputetja e partisë Demokratike që mban dhe postin e kryetares së Komisionit të Integrimit, Tabaku iu drejtua Parlamentit Europian duke u shprehur se integrimi i këtij rajoni është i një rëndësie strategjike.

Ajo gjithashtu falenderoi PE dhe Komisionin për rolin e luajtur dhe angazhimin e tyre në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Ky ishte një hap i vogël i parë në një rrugë të mundshme për Kosovën e kosovarët, u shpreh ajo, që u arrit falë dhe mbështetjes së BE, por edhe ndihmës së vyer të partnerit strategjik si SHBA që është kaq i rëndësishëm në këto momente.

Tabaku nënvizoi rëndësinë strategjike të votës së 30 nëntorit që ministrat e BE-së vendosën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Një vendim, që sipas znj Tabaku, është i vonuar dhe plotësisht i merituar pasi Kosova i kishte përmbushur kriteret dhe kish mbetur si një ishull në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të japim gjithë mbështetjen tonë për përfshirjen e Kosovës në organizatat multilaterale, u shpreh deputetja e PD-së ndërsa theksoi se kooperimi në rajon mund të përmirësohet edhe më tej nëse Kosova i bashkohet institucioneve ndërkombëtare dhe përshpejton procesin e integrimit në BE.

Një peshë të veçantë në fjalën e saj znj Tabaku i vuri dhe procesit të Berlinit që sipas saj është ylli polar që udhëzon integrimin jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit. Për të vënë në dukje diferencën e këtij procesi ajo jo vetëm solli në mendje paketat e mëdha për infrastrukturën që kanë dalë nga ky buxhet për rajonin por njëkohësisht edhe arritjet e RÇ.

Janë këto nisma të ndërmarra nga RÇ që kanë rritur potencialin e BP në sytë e vendeve të BE duke i lehtësuar punën integrimin en-bloc të rajonit që është tanimë një detyrim strategjik për Bashkimin.

Në fund të fjalës ajo evidentoi se Shqipëria duhet të qendrojë krah politikave të BE dhe SHBA në lidhje me agresorët në Ukrainë. Ndërsa shprehu shqetësim në lidhje me një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbinë, e cila nuk po ndjek të njëjtën politikë të jashtme të njehsuar me BE-në dhe kjo ka kthyer në pengesë serioze për rajonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: