TIRANË

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se bizneset e ndershme në vend po rrezikohen nga aktivitetet e paligjshme që ngrihen nga pastrimi të parave të pista.

Me një reagim në “Facebook’, Tabaku thekson se edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur  si shqetësim real për ekonominë shqiptare pastrimin e parave të pista. Sipas saj, kjo dhe shumë aktivitete të tjera të pandershme  po ia nxijnë fytyrën Shqipërisë.

“Pastrimi parave pengon zhvillimin e biznesit te ndershem! Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi dhe njëherë atë që Partia Demokratike ka ngritur si shqetesim real per ekonominë, pastrimin e parave. DASH thote e zeza mbi te bardhe se:

-Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirëstruktuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave.

-Krimet më të përhapura në Shqipëri janë ato të trafikimit të drogës, evazionit fiskal dhe kontrabandës (që ndihmohet nga puna e dobët e doganës).

-Shqipëria shërben si një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe organizatave të lidhura me to që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

-Real Estate, zhvillimi i projekteve të biznesit dhe lojërat e fatit janënndër metodat më të mira që janë përdorur për të pastruar paratë.

Nuk ndjejmë asnjë kënaqësi kur çdo herë që kemi folur kemi pasur të drejtë. Këto ja nxijnë faqen Shqipërisë e ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë, Edi Rama dhe sistemi kriminal që ka ngritur!”, shkruan Tabaku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb