TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku teksa qëndronte përkrah banorëve të zonës së Bregut të Lumit ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të qeverisë ‘Rama’.

Në një prononcim për mediat, nga protesta e këtyre banorëve, Tabaku tha se qeveria s’ka asnjë VKM për dëmshpërblim për shembjen e banesave të tyre.

Po ashtu demokratja tha se këtyre banorëve iu ka dalë vlerësimi i pronës, qeveria sipas saj bën trajtime me dy standarde.

“Ky shtet për mua kana përfunduar. Nëse na cënojnë pronën, pasurinë që ju keni vendosur me 25 vite pune, atëherë se di se çfarë na ngelet në dorë. Në emër të PD i premtova banorëve se kjo parti ka të njëjtin standard. Do kemi këtë standard për këta banorë, që të dëmshpërblehen. Nuk mund të pranojmë që sot fëmijët të nxirren në rrugë dhe investimi i gjithë jetës së këtyre banorëve të shkelet me këmbë. Këta banorë këtu kanë përfunduar procesin e legalizimit. Ligji nuk e lejon që këto të nxirren nga banesa. Këtu janë 46 banesa, por janë disa familje pasi banojnë disa krerë në një shtëpi”, tha Tabaku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: