Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se në këto 8 vite qeverisje nga Rama, shqiptarët paguan një rritje prej 3 miliardë euro taksash shtesë.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Tabaku tha se procesi i ri i fiskalizimit është korruptiv dhe se i shton barrën me kosto shtesë bizneseve.

Mes të tjerash demokratja tha se me rritjen e taksave, është rritur informalitetit në vendin tonë. Po ashtu Tabaku u shpreh e bindur se me fitoren e PD-së në 25 prill, fiskalizimi do të riformatohet.

PJESË NGA BISEDA
Dua ta nis bisedën nga fiskalizimi dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Për ju ky proces është një hap për ta luftuar informalitetin tek bizneset?

Pas 4 vitesh do të jetë gjithçka ndryshe. Ato që tha dje kryeministri, janë ato që ka thënë fiks në fushata elektorale. Çfarë ka ndodhur? Bizneset kanë memorie. Në 2013 taksat u rritën në mënyrë të pashoqe, taksa shikoi në 23 %. Shqiptarët paguan një rritje taksash prej 3 mld euro. Kjo rriti informalitetin. Shumë biznese u detyruan që të ndaheshin në dy. Ndodhemi sot në një sistem ku gjysma e ekonomisë është në të zezë. Kjo ka ardhur si pasojë e taksës progresive. Tha të njëjtën gjë kur futën biznesin e vogël me TVSH, siç bëri informalitetin dhe për karburantet.

Është i dyshimtë ky proces?
ky proces është korruptiv. Një kompani kroate do të marr procesin e fiskalizimit që i kushton shtetit 16 mln euro. Paguhet dy herë për fiskalizimin. Është pagesë e papërballueshme, pasi kërkon që për një shishe ujë që dot blesh në tiranë, do marrës miratim. Nuk vidhet kështu shteti. Korrupsioni më i madh bëhet me vullnet të Ramës, është trau i doganave, janë koncesionet. S’e vjedh ai shtetin. Shqipëria ka një sistem të mirë që janë kasat fiskale që të marrë çfarë do tatimpaguesi dhe shtetit. Sot çdo biznes është i mbytur me taksa. Kjo kosto shtesë do sjellë mbyllje masive të sistemit.

Kryeministri tha se nuk do të ketë kosto…
Kryeministri gënjen, siç ka gënjyer për 8 vite. Është vështetë që do të ketë një përshtatje të kasave. Këto janë kosto nga 1500-2000 mijë euro për biznesin çdo vit. Korrupsioni i madh ndodh tek Prokurimet publike. Sot bizneset e vogla duan sistem të thjesht, ky është sistem që shteti të shkojë e ta bezdis atë. Por kjo do të marrë fund në 25 prill. Ne jemi për të rritur formalitetin dhe kjo arrihet përmes taksës së sheshtë. U rritën taksat 3 mld euro nga 2013-ta, por kjo nuk u shoqërua me rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. U dëmtua biznesi i ndershëm dhe u arrit evazioni fiskal. E thotë FMN, BB, se Shqipëria ka informalitetin më të madh në rajon dhe borxhin më të madh në rajon. Pjesa më e madhe e ekonomisë është informale. Ne pamë pasoja fatale me pandeminë. Është rritur numri i të varfërve, është rritur numri i të papunëve. Sot ndodhemi në faktin se 40% e popullsisë ka më pak se 5.5 dollarë në ditë. Në këto kushte duhen marrë masa për të ndihmuar biznesin dhe jo ti vendosësh atij dhe një taksë tjetër. Me dhunë nuk punohet. Shqipëria ka nevojë që të formalizojë bazën tatim-paguese dhe t’i ofrojë njerëzve mundësi.

Do ta zhbëni fiskalizimin nëse fitoni?
Nuk ka dyshim nëse, ne do të fitojmë. Fiskalizimi do të rishikohet dhe do të ngrihet një marrëdhënie e drejtë me biznesin. Në 8 vitet e fundit, nëse ka pasur diçka që Shqipëria ka vuajtur, kanë qenë vendimet abuzime që po përjetojnë bizneset shqiptare.

Duke u ndalur tek vaksinimi, si e shihni këtë proces?
Ka pasur një manaxhim të tmerrshëm të të dyja fatkeqësive që kanë goditur vendin, si pandemia dhe tërmeti. Rama është i paaftë të sigurojë vaksinat, dhe ndaj ka filluar sulmet ndaj BE-së. BE ka dhënë më shumë se buxheti i shtetit, kur Rama ishte i paaftë Rama. Problem në procesin e vaksinimit është duke u përdorur politikisht keq për zgjedhje nga qeveria. Janë bërë 300 vaksina. Shqipëria duhet të kishte bërë një plan vaksinimi. Mendojmë se e gjithë popullsia shqiptare që ka dëshirë që të bëjë vaksinën, duhet ta bëjë. Qeveria u kujtua shumë vonë, dhe vetëm se ka fushatë para.

Jemi vetëm 95 ditë para zgjedhjeve. Ju zonja Tabaku, PD, pse kaq vonë me marrëveshjet?!…

Keni dëgjuar ndonjë marrëveshje nga PS që e ka bërë?! Ne jemi shumë kohë përpara atyre. E kuptoj që ka interes të jashtëzakonshëm, pasi bëhet fjalë për forcën politike që do të qeveris. PD ka programin më të mirë elektoral, që është diskutuar gjerësisht me shumë grupe interesi. Në ditët në vijim do të diskutojmë në çdo sektor. Më vjen mirë që ka interes për bisedimet me aleancën. Aleanca është e gjerë, që të heqim një herë e mirë me votë Edi Ramën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: