Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, bën sot publike procedurat që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit.

Tabaku publikon për media dokumentet, që sipas saj, tregojnë procedurat abuzime dhe përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e Elbasnait.

Deklarata e plotë:

1. Përfshirja e Arben Ahmetaj në aferën e Elbasanit

Procesverbali i datës 11 nëntor 2014 nga Komisioni për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania “Albtek Energy” ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson. Komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe “nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit”

Për këtë arsye Komisioni vendosi që “t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnënjë projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon.

Pra duket qartë që Komisioni për dhënien me Koncesion ia ka deleguar këtë kërkesë ish ministrit Lefter Koka që është në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Menjëherë pasi ish ministri Koka merr informacion nga anëtarët e Komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorëve lajmëron Ministrin Ahmetaj. Ky i fundit, brenda 2 ditësh i përgjigjet në shkresën e datës 14/11/2014 (duke presupozuar që ka lexuar ofertën, vlerësimin dhe ligjin) qëështë “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje”, duke pranuar një procedurë qëështë në kundërshim me ligjin

Ndërkohë që ministri i asaj kohe, Gjiknuri, i përgjigjet po zotit Koka në shkresën e datës 17/11/2014 se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor” duke i dhënë gjithashtu dakordësinë për procedurën e “negocimit pa shpallje” për koncesionin/PPP të fituar nga Albtek Energy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb