Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar Samitin e Poznan, që po zhvillohet në Poloni, një humbje të madhe për Shqipërinë. Tabaku shkruan në “Facebook” se vendi ynë po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit.

“Dhe kete here u theksua ajo qe gjithe shqiptaret kane pare e kane provuar, me Edi Ramen nuk ka negociata! Me Edi Ramen nuk ka zhvillim! Prandaj me 8 Korrik te gjithe do protestojne per ti hapur rruge zhvillimit te Shqiperise! Asnje hap pas!”, shkruan Tabaku.

Mesazhi i plotë i Tabakut:

Shqiperia kjo humbese e madhe ne Sumitin e Poznan! Nderkohe qe Sumiti i Poznan po perfundon, Shqiperia po del me duart bosh nga ndarja e fondeve te procesit te Berlinit! Si gjithmone sic eshte bere normale Shqiperia ka 6 vite qe nuk ploteson asnje nga kriteret e procesit te integrimit perkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnje seriozitet per te paraqitur projekte serioze si gjithe rajoni per te perfituar nga fondet e BE!

Procesi i Berlinit u lancua nga Merkel per ti dhene nje shtyse procesit te integrimit ne Ballkanin Perendimor dhe qysh ne nisje Shqiperia deshtoi per te perfituar duke mbetur e fundit ne rajon ne te gjitha fazat. Sot nuk morem asnje lajm pozitiv per hapjen e negociatave ashtu si u vleresua fqinji jone Maqedonia Veriut, por asnje lajm pozitiv dhe per projektet infrastrukturore ashtu si perfitoi gjithe rajoni. Ashtu si shihet ne harte Maqedonia e Veriut perfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e keshtu me rradhe!

Procesi i i integrimit kerkon partnere serioze, kerkon rezultate e kerkon merite! Asnje nga keto fatkeqesisht nuk mund ta gjejme me qeverisjen e sotme. Sot zbatimi i ligjit, krimi e korrupsioni jane ne nivelet me te larta, sot vullneti politik po e con Shqiperine me drejtim tjeter e jo drejt BE! Eshte fatkeqesi qe mbas cdo sumiti ku ne duhej te prisnin rezultate, na shitet vetem foto e rradhes!

Dhe kete here u theksua ajo qe gjithe shqiptaret kane pare e kane provuar, me Edi Ramen nuk ka negociata! Me Edi Ramen nuk ka zhvillim! Prandaj me 8 Korrik te gjithe do protestojne per ti hapur rruge zhvillimit te Shqiperise! Asnje hap pas!

Joriii
Joriii
66142598 2427636527324298 6258417122989309952 N
66142598 2427636527324298 6258417122989309952 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb