TIRANE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se institucioni më i rëndësishëm në fushën e luftës ndaj pastrimit të parave, ‘Moneyval’ ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave.

Përmes një postimi në Facbook, Tabaku shprehet se vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik.

Statusi i plotë:

Moneyval vendos Shqipërinë në monitorim të rreptë për pastrimin e parave!

Nje institucion tejet i rëndësishëm si Moneyval që ka bërë studime edhe mbi Shqipërinë duke i bërë publike pak muaj më parë, konfirmon pohimet tona. Jo më larg se pak ditë më parë, siç mediat e bënë publike, institucioni më i rëndësishëmnë fushën e luftës ndaj Pastrimit të Parave ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave.

Ka kohë që si opozitë paraqesim fakte të pamohueshme që Shqipëria është kthyer në një vend ku pastrohen paratë e drogës. Por propaganda dhe makineria e pastrimit të imazhit të qeverisë ka baltosur argumentet e qarta duke gënjyer dhe mohuar.

Si zëvendëskryetare e komisionit të Ekonomisë dhe Financave kam ngritur disa herë shqetësimin se politikat në hoteleri turizëm për ulje taksash selsktive, ndërtimi në Tiranë dhe sidomos Lojërat e Fatit janë fusha ku pastrohen para dhe se qeveria po mbyll sytë. Kam pasur komunikime dhe me Bankën e Shqipërisë dhe me institucione të tjera për të siguruar që të merren masa maksinale që këto para të mos depërtojnë në sektorin bankar, e ne ekonomi.

Rënia e pashpjegueshme e kursit të euros prej një viti, rritja e numrit të pikave të basteve, rënia e kredisë bankare dhe rritja e ndërtimit në Tiranë duhet të kishin qenë këmbana alarmi për qeverinë. Por asnjë nga paralajmërimet tona nuk u dëgjuan dhe jemi në situatën kur Shqipëria vihet në monitorim të rreptë deri në marrjen e masave në vitin 2019.

Laku po ngushtohet për qeveritarët dhe ato që kanë në dorë makinën e propagandës. Fatkeqësisht vendi jonë kthehet disa hapa pas, që ne i kishim kaluar që në vitin 2010. Por, kjo është trajektorja e shëmtuar e një vendi që u kanabizua për katër vjet me radhë, u kthye në një magazinë dhe shpërndarëse droge dhe sot gjendet përpara miliardave të drogës dhe bosëve të drogës që qeverisin.

Vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik.

A ka zgjidhje? Natyrisht që po! Ligji antimafia dhe propozimet e PD për çlimirin e Shqipërisë nga tentakulat e krimit të organizuar dhe shtetit kartel.

Kjo çliron ekonominë e mbështet biznesin e ndershëm, stimulon punën e i jep frymë ekonomisë!

46750694 2043076122447009 8523770367402049536 N
46750694 2043076122447009 8523770367402049536 N

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb