Kandidatja e PD për Tiranën, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me familjet e vjetra të kryeqytetit.

Tabaku ka ngritur shqetësimin mbi kryeministrin, për të cilin thotë se i jep vlerë atyre që duhet të ishin antivlera.

Ajo thotë madje se tani po flasin edhe me nostalgji për Enver Hoxhën, dhe se ajo kohë ka pasur vlera pozitive, për të cilën është e tmerrshme.

Tabaku është angazhuar para familjeve të vjetra të Tiranës se duhet të njihen krimet e luftës si dhe ajo kohë duhet t’i jepet vendi që i takon në histori.

 

“Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje, familjeve që janë internuar , unë  nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara. Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme. 50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët  e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime.”- u shpreh Tabaku.

 

BISEDA E TABAKUT ME FAMILJET

–              Unë  dua t’u falënderoj për mikpritjen. Për mua nuk ka takime më të bukura, se ato që bëjmë tek oborret ose tek shtëpitë  e Tiranës. Kemi bërë sigurisht gabimet tona dhe kemi fajet tona, por unë dy gjëra do kem parasysh. E para të respektojmë vlerën e pronës  dhe së dyti  që çdo familje e nderuar ,të përfaqësohet  atje  ku  i takon, në çdo nivel të qeverisjes dhe të ketë djemtë e vet dhe vajzat e veta që të punojnë dhe të jetojnë këtu dhe jo të ikin në emigrim.

–              Në këto 8 vjet ra vlera për hir të së vërtetës dhe fitoi antivlera!

–              Duhet ta ngremë ne  modelin e meritës dhe të vlerave se njerëzit shohin që edhe të rinjtë ndoshta shohin, që promovohet krimineli, promovohet ai që vjedh. Edhe stepen,largohen!

–              Të rinjtë kanë nevojë për njerëz të ndershëm.

–              Kanë nevojë për politikanë të ndershëm dhe unë besoj që secili, duhet ta japë shembullin vet. Edhe duke përfshirë edhe njerëz, familje me reputacion që kanë  treguar  në qeverisje, ka shumë nga ju që kanë qenë në qeverisje dhe kanë dalë nga puna dhe nuk janë përfolur kurrë.

–              Për  mua problemi kryesor është rregullimi imediat i administratës shtetërore, e cila është mbushur me banditë, kriminelë, me të korruptuar, hajdutë dhe injorantë.

–              Sot administrata është mbushur me njerëz partie, që nuk  kanë as dy klasë shkollë. Që  nuk dinë  të  kenë  një  komunikim normal. Ka një  arrogancë  të jashtëzakonshme.

–              Mjerim i plotë  domethënë. Njerëz  të  paaftë, të pazotë, nxënësit dalin pa përgatitur.

–              Po  reflektohet  dhe  tek  administrata pastaj.

–              Ne kemi  mjekësinë  dhe  mjekësia  është problem  i  madh. A do  rrimë  Akoma me Vilma Nushin ti  japim koncensione  Vilmës? Apo  do bëhte  mjekësia  të  kthehet ashtu siç ishte?

–              Duhet  ta përmirësojmë dhe ta ndryshojmë komplet sistemin sesi funksionon,  që të heqim korrupsionin dhe të japim një sistem shëndetësie  universal, por ajo që është më e rëndësishme të kthehen shërbimet tek spitalet. Nuk ka pse të ketë konçensione për shërbimet bazë, se përmende rastin e konçensionit të Check-Up ,që është skandali  më i madh, është skandali  më i madh, i merr buxhetit të shtetit 120  milionë  euro.

–              E  para qëndrimi i Partisë Demokratike me pronat atyre që kanë mbetur, por ka shumë. Çfarë do jetë duhet tua bëni të qartë njerëzve. Këtë duhet të theksoni. Qëndrimi me të përndjekurit.

–              Për çështjen e pronës, ne kemi ngritur një grup pune, kemi diskutuar me të gjitha shoqatat, duke pranuar dhe gabimet tona. Edhe gabimet tona se duhet të jemi të  ndërgjegjshëm, që ti pranojmë gabimet tona. Së pari njëherë ,do të rikthejmë konceptin e njohjes së pronës. Sot ligji aktual nuk e njeh pronën. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht atë, por kudo që ka prona të lira do ti njihen pronarit. Nuk ka pse të mos ketë koncept njohje të pronës. Kudo që ka toka të lira do t’i kthehen pronarit. Dhe për të  gjithë pjesën tjetër, do të vendosen në dispozicion të gjitha mundësitë e kompensimit fizik dhe do të dyfishohet vitin e parë dhe trefishohet më pas fondi për kompensimin e pronave.  Ashtu si duhet t’i japim zgjidhje përfundimtare dhe të përndjekurve politikë sipas rradhës. Kushdo që është gjallë, duhet ta përfundojë menjëherë proçesin e dëmshpërblimit. Të gjithë familjarët e atyre që kanë bërë burg, në kohën  e komunizmit dhe nuk është numër shumë i madh ai grup që ka mbetur pa u dëmshpërblyer, duhet të përfundojë brenda dy vitesh dhe unë mendoj që ne, duhet të vlerësojmë periudhën e internimit, periudhën  e burgosjes, periudhën  e krimeve të komunizmit ashtu siç i takon. Në librat e historisë, me  monumente se sot po ndodh diçka e tmerrshme, sot po glorifikohen persekutuesit. Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje, familjeve që janë internuar , unë  nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara. Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme. 50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët  e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb