Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në takim është diksutuar në lidhje me procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tabaku ka ngritur shqetësimin se mungesa e strukturave të nevojshme, tregon së qeveria shqiptare është e papërgatitur për nisjen e negociatave.

Ajo ka evidentuar se një problem është edhe raportimi periodik, duke sqaruar se komisioni që ajo drejton ka thirrur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces.

Tabaku ka theksuar se korrupsioni dhe përhapja në çdo hallkë të shtetit, vijon të jetë problem, edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur. Në lidhje me këtë, ajo ka përmendur edhe raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

Deputetja demokrate ka siguruar gjithashtu se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse vendi ynë sipas saj, nuk i ka përmbushur kushtet. Tabaku theksoi se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferëncës së Parë Ndërqeveritare.

4d81ee11 F24a 4316 Bc61 Ec91e2508582

5ca30935 D71c 45f8 A305 9d346f2a46bb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: