Ish –deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijoi takimet me biznesin e vogël në Tiranë.

“Tregu Elektrik” dhe “Lagjia e Tabakëve”, ishin ndalesat e rradhës, ku Tabaku dëgjoi problematikat e tregtarëve të vegjël. Ata u shprehën se janë në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen e biznesit të tyre.

“Këtu ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm! Ndodh paradoksi që janë 5 veta që pasurohen dhe janë 95% tjerë që vuajnë për bukën e gojës. Sepse të marrësh një spec dhe një patate është mëshirë”, tha një tregtare.

Tregtarët i shprehën shqetësimin ish-deputetes Tabaku se janë rënduar vazhdimisht nga taksat vendore e qëndrore, nga të cilat nuk u lehtësuan as në periudhën e pandemisë. Ata thanë se biznesi kërkoi disa herë ndihmë dhe se shqetësimet që paketa e ndihmës financiare që miratoi qeveria ishte e pamjaftueshme nuk u dëgjuan asnjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb