Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me të deleguarin special të Gjermanisë në BP, Manuel Sarraz.

Në një reagim në Twitter, Tabaku shprehet se këtë takim diskutuan për procesin e integrimit, përfshirjen e opozitës dhe 3 projektligjet e qeverisë që sipas saj cënojnë prioritetet e integrimit, ai i amnistisë Fiskale, Pasaportat e Arta, dhe ligji Kanabizimit.

“Mirëpresim rikthimin e Procesit të Berlinit në rajonin tonë si një mundësi për të vazhduar procesin e integrimit në një fazë të re për Shqipërinë dhe rajonin. Koha të shohim për rezultatet të mëtejshme dhe arritje konkrete!”, shprehet Tabaku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb