TIRANË- Talenti 20-vjeçar, ish-pjesë edhe e Shpresave, është duke shkëlqyer me ekipin e të rinjve, ndërsa objektivi është që gjatë verës të luajë me profesionistët

I ftuar edhe me U-21 e Shqipërisë, Xhulio Tabaku padiskutim është një talent që duhet mbajtur nën vëzhgim dhe duke qenë vetëm 20-vjeç, ka ende kohë që të rritet dhe tregojë cilësitë. Jo më kot Këln është duke i dhënë hapësira tek skuadra e dytë dhe, mesfushori ka marrë edhe “bekimin” e Mërgim Mavrajt, mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, që i ka folur edhe drejtuesve të klubit për djaloshin me origjinë nga Korça. i rritur tek Akademia e Tiranës, vitet e fundit për të kanë qenë një emigrim dhe prova në shumë skuadra në Gjermani, për të shkuar më pas tek Këlni. Bardhekuqtë e mbajtën disa muaj në provë dhe i dhanë mundësi të tregonte vlerat.

Kështu, Xhulio firmosi kontratën e tij për një vit. Paraqitje të mira, gola nga 20 metra, tranversë dhe asiste. Tabaku ka një objektiv tashmë: të luajë me ekipin e parë të Këlnit, ose në Bundesligën e dytë apo te tretë, pra tek profesionistët. Sigurisht, rruga është e gjatë dhe ai është ende në shkallët e para, por talenti nuk diskutohet. Madje, jo më kot, edhe U-21 e mori për ta provuar. (Sportekspres)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: