Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Investimet Strategjike. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se me hapjen e këtij komisioni do të shihet se çfarë ka ndodhur me 4 leje të dhëna në zonat e mbrojtur.

“Problem i madh është me ju, shihni nga e shkuara. Unë kujtoj gropën e Sejdisë, ajo më kujtohet nga Tirana. Folo për çdo gjë, por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije komisionin e Posaçëm që kemi kërkuar për investitorët strategjik. Aty do shohësh se çfarë kanë. Bëhet transparencë për të gjitha. Një analizë e Birn thotë për një projekt ku shumë e kanë kundërshtuar. Pak njerëz në administratë e kanë kundërshtuar. Pse nuk e mbajtët teatrin kombëtar? Pse nuk e latë ashtu Stadiumin? Hap komisionin e Posaçëm dhe do e shohim se si janë dhënë 4 leje për zonat e mbrojtura.”, tha Tabaku.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama duke u ndalur te kërkesa e Tabakut, tha se me ngritjen e komisionit dhe hetimin për investitorët, do t’i trembte këta të fundit.

“Unë u ktheva në të shkuarën, se ju më kthyet. Desha t’ju kujtoj juve atë punën e nostalgjisë. Në emër të nostalgjisë thuhen shumë fjalë, por nuk është një këshilltar i mirë në këto raste. Së pari investim strategjik ka një proces të gjatë, dhe jo të gjitha rezultojnë në lidhje me kontratë. Ne kemi procedura strukture, kërkuese, bazuar hap pas hapi në të gjithë normat ligjore, por edhe në kërkesën për të sjellë maksimumin. Kjo vlen në rastin e Portit të Durrësit, ku bëhet fjalë për një aset shtetëror. Ju kërkoni që të ngriheni komision hetimor për të filluar hetimet për investitorët. A jeni në terezi apo jo? Si mund të bëhet kjo njëherë apo thjesht investitorët të ikin nga sytë këmbët dhe mos të kthehen në Shqipëri, pa filluar punën. E para kjo. E dyta; kur bëhet fjalë për investitorë strategjikë, të cilët investojë në prona private, do të kishte qenë mirë që Ksamili mos të zhvillohej në mënyrë barbare, por flamurin e barbarisë e ke në sallë. E keni ju prej 30 vitesh që s’ju i ndahet nga koka, e keni në majë të kokës. Ato ndërtime pa leje s’janë ngjarje sporadike, por ideologji e tërë. Ligja që bëni ju shkak-pasojë mund të vlerë për të bërë akuza, apo ndasi mes tifozëve, por s’ka bazë dhe provë.”, pohoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb