Uruguai, 1 nga 2 skuadrat që e mbylli grupin me pikë të plota, do të ndeshet me Portugalinë në 1/16 e Botërorit. Padyshim futbollisti i cili është i prirur për t’u bërë keq amerikano-latinëve është Cristiano Ronaldo, futbollisti i cili deri më tani ka realizuar 4 gola në Botërror.

“Nuk do të mbetemi pa gjumë për shkak të Ronaldos dhe nuk do ta markojë Godin, por do të jetë një punë kolektive”. Oscar Ëashington Tabarez ka forcën zjarrit, sëmundja mund ta dobësojë, e bën të lëvizë me paterica, por zjarri i kujtimeve dhe shpirtit nuk i shuhet kurrë. Madje sjell një shembull: “Në Botërorin e 54 Uruguai u mund në gjysmëfinale nga Hungaria. Ishte një Uruguai shumë i fortë. Më kujtohet që lexova kronikën e një gazetari italian, në të cilën flitej për kapitenin e Hungarisë që kishte rrëfyer këtë gjë: ‘Humba masivisht në përballjen me Schiaffino, por në fund fituam ne. Si njëherë.’”

“Bilardo, një herë më tha se futbolli është prej kristali. Mund të përgatitësh një ndeshje shumë të bukur, por nëse më pas sulmuesi yt është zënë me bashkëshorten një natë më parë, ose nuk ka fjetur, ose ka probleme në shtëpi, atëherë nuk ke çfarë bën. Gjithçka ndryshon. Por unë nuk dua të imagjinoj ndeshjen, sepse ata që vendosin në fushë janë futbollistët dhe sepse normalisht kemi bërë gjithçka për të fituar. Ronaldo është në elitën e futbollit, është i jashtëzakonshëm, por ne duhet të kufizojmë me kolektivitet. Kemi vite që punojmë për këtë moment dhe për këtë ëndërr. A mund të shndërrohet në një ndeshje të mërzitshme? Nuk i kuptoj këto gjëra. Nëse shndërrohet në të mërzitshme, por në fund fitojmë ne, mua më shkon shumë mirë për shtat”, u shpreh trajneri i Uruguai, Tabarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb