Pas 21 orësh diskutimesh dhe debati, Kuvendi votoi sot me 78 vota pro dhe 51 kundër kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

“BalkanWeb” ka siguruar procesverbalin e rezultatit të votimit ku vihet re se përveç 74 deputetëve të Partisë Socialiste, kanë votuar pro edhe deputeti i PSD-së, Tom Doshi si edhe 3 ligjvënësit e PDIU-së, Bujar Muça, Reme Lala dhe Aqif Rakipi.
foto flete votimi
Ndërkohë bie në sy fakti se në procesin e votimit nuk ka marrë pjesë deputeti i PD-së, Eduard Halimi si edhe 3 ligjvënësit e LSI-së, Lefter Koka, Agron Çela dhe Vangjel Tavo.

Të pranishëm në seancë por që nuk kanë marrë pjesë në votim, sipas procesverbalit, rezulton ish-kryeministri, Sali Berisha si edhe deputetët e tjerë të PD-së, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Dashamir Shehi, Andon Frrokaj, Lorenc Luka dhe Tritan Shehu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb