SERBI- Ish-presidenti liberal i Serbisë ka parashikuar se zgjedhjet e nesërme lokale në Beograd nuk do të zhvillohen të drejta.

Boris Tadiç ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian se po toleron praktika jo-demokratike të liderit aktual autokrat të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ish-presidenti Tadiç, në një intervistë për “The Associated Press”, ka thënë se BE-ja nuk po dëshiron të konfrontohet me Vuçiçin për shkak se ai ka premtuar zgjidhjen e statusit të Kosovës.

“Për ta, është më me rëndësi zgjidhja e çështjes së pavarësisë së Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur sesa të ruhet demokracia në Serbi”, ka thënë ai.

Opozita serbe i sheh zgjedhjet e së dielës si mundësi për të dobësuar Vuçiçin. Tadiçi thotë se presidenti “është i interesuar në zgjedhjet e Beogradit në mënyrë që të mos humb asnjë pozitë pushteti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb