Ministri i Drejtësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, Abelard Tahiri, shprehu kënaqësinë që, siç tha, në bankat shkollore në Kosovë sot ulen edhe fëmijët e kthyer nga konflikti në Siri.

“Shtatëdhjetekatër fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës, për t’iu dhënë një mundësi të re si çdo moshatar i tyre”, tha Tahiri, citon një komunikatë e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

“Me kthimin e tyre, jo vetëm që kemi shfaqur një anë njerëzore të vlerave tona si shoqëri, por edhe kemi vendosur një standard të ri në rrafshin global, që sot është referencë edhe për vendet më të zhvilluara demokratike”, shtoi Tahiri.

Në prill të këtij viti, 110 qytetarë të Kosovës, përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë janë kthyer nga Siria në Kosovë, shkruan rel.
Prej fëmijëve në fjalë, 10 i takojnë nivelit të kopshteve, 5 janë parashkollorë, 25 do të vazhdojnë arsimin fillor dhe 34 nivelin e mesëm të ulët dhe të lartë të arsimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb