TIRANE- Sot mbushen 7 vjet nga Tragjedia e Gërdecit, ku nga një shpërthim i fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona. Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur, ndërsa shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta.

Pikërisht kjo tragjedi është përkujtuar sot nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili thotë se 15 marsi mbi të gjitha është një ditë e zezë për drejtësinë, që sipas tij, nuk ka pyetur kurrë disa persona të përfshirtë në ngjajre, siç është edhe djali i sh-kryeministrit Berisha.

“Sot është një ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë. Një biznes i lidhur me majën e pushtetit dhe zemrën e familjes së ish KM.
Fëmijë, gra e burra të vrarë nga babzia për fitim. Vite dënim më pak se numri i jetëve të humbura.
Ish Ministri Mbrojtjes vijon të mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin. Skandal që vazhdon, deri në kufijtë e mosveprimit kriminal nga drejtësia.
I biri i ish KM nuk u pyet kurrë, as edhe një herë të vetme.
Ish Ministri i Drejtësisë dhe një deputet tjetër që i shërbenin ‘kopsitjes’ së letrave, nuk u pyetën kurrë.
Sot këta janë të lirë, pa ndjerë peshën e drejtësisë e as peshën e turpit publik.
Ndaj është ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë.
Kush mendon që edhe kjo është përgjegjësi e maxhorancës, le të kuptojë se është vetëm Prokuroria dhe Gjykata që mund të veprojë për këtë cështje. Reforma në drejtësi është angazhim i maxhorancës, e kjo po ndodh me shpejtësi, që të tilla gjëra të mos ndodhin kurrë në të ardhmen”, shkruan Tahiri në Facebook.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: