TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe njëherë publikisht se ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit t’i kërkohet falje për të gjitha akuzat për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal ‘Habilaj’.

Teksa u pyet nga gazetari i ‘News24’ Klajdi Bodlli për faktin nëse Tahiri do të rikthehet në PS nëse autoritetet italiane e shpallin të pafajshëm, Rama tha se “Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike”.

“Kam vetëm një përgjigje për ju; kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme. Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat. Kërkojini falje pasi Antimafia Italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi në fund atij hetimi dhe iu nxirri fillin atyre muhabeteve se ato përgjigje ishin kazan. E tha Prokuroria Katanias dhe jo unë. Për atë kazan ju kërkuat llogari që pse nuk i hoqëm imunitetin. Deri në fund drejtësia s’ka thënë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike”, pohoi kryeministri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: