Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, njëherë kur ia doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Apelin ta lirojë nga ‘arresti shtëpiak’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë shfaqet i qetë në rrjetet sociale duke shijuar lirinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tahiri ka publikuar disa foto ku shihet i biri buzë liqeni, ndërsa ish-ministri e shoqëron postimin me një dixhiturë: ‘liqenipaemer dhe nje burre ??☀️’. Ndërkohë, ai nuk është ndalur me kaq, ndërsa ka publikuar një video ku shfaqet teksa noton. ‘Stil ? deri ne breg ?’, shkruan ish-ministri me humor, ndërsa noton stil bretkose.


Kujtojmë se kohët e fundit Tahiri ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa njëherë është shfaqur teksa shëtit me kalë buzë detit dhe një ditë tjetër merret me rritjen e bletëve.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: