TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë pjesë sot në inaugurimin e zyrave të reja në Komisariatin numër 4 në kryeqytet, të cilat i ka quajtur pararojë e bashkëpunimit të policisë me qytetarët.

“Sot policia e shtetit është në shërbim të qytetarëve. Mendësia është të punojnë në shërbim të qytetarëve. Nëpërmjet këtyre zyrave, qytetari gjen një institucion partner dhe jo një mekanizëm represiv. Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, tha ministri Tahiri.

Më tej ai garantoi qytetarët se policia është e gatshme tu përgjigjet denoncimeve dhe informacioneve të tyre, në mënyrë që të rikthehet besimi tek forcat e rendit.

“I garantoj qytetarët se jemi shumë të gatshëm që të gjithë bashkë, në lidhje me informacionet që japin qytetarët tju gjendemi qytetarëve, për tu rikthyer besimin në Policinë e Shtetit. Këto zyra janë pararojë e bashkëpunimit të policisë me qytetarët”, u shpreh Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb