Pas takimit të zhvilluar me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernard Borchardt tha se përpjekjet e Policisë së Shtetit ndaj krimit duhet të vazhdojnë, sidomos ndaj kanabisit dhe parave të pista në zgjedhje.

“Ne diskutuam plane për bashkëpunime në të ardhmen. E kam fjalën për një sërë fushash, si lufta kundër krimit të organizuar, kundër dhunës, korrupsionit. Që nga viti 2013 në bazë të disa vlerësimeve ndërkombëtare që flasin për 1 mijë ton kanabis që llogaritur në vlerën e shitjes në tregun evropian janë diku tek 2 mln euro.

Vitin e kaluar kemi parë shkatërrimin e 2.5 mln rrënjë kanabis.  Kjo tregon që mbetet një lloj energjie kriminale. Përgëzojmë policinë e shtetit që ka kapur këto sasi të mëdha. Por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Diskutuam gjithashtu edhe për nevojë për të çuar para reformën zgjedhore dhe si të mbajmë larg zgjedhjeve sasinë e pista të parave,” tha Borchardt.

Ndërsa Ministri Tahiri tha se Policia e Shtetit po lufton e vetme ndaj fenomenit të kanabisit si dhe se kështu do të bëhet deri në fund të mandatit.

“Siç fituam në Lazarat do fitojmë në çdo cep të Shqipërisë. Policia e Shtetit ka nevojë për ndihmë kontrete jo për sulme. Policia po lufton e vetme kanabisin. Dhe ky është vit deciziv. Keni për t’i pasur rezultatet në dorë, atë që qeveritë e kaluara as nuk e kanë imagjinuar dhe jo më të lëvizin gishtin për të vepruar. Saliu ka 27 vite në pushtet dhe s’ka bërë asgjë kundra kanabisit. E nisëm me Lazaratin dhe e përfundojmë në ditën e fundit të mandatit. Do vazhdojmë me reformat . Reforma në drejtësi është kyç për vendin për ta bërë Shqipërinë më të drejtë. Ata që e pengojnë janë po të njëjtët që e lanë Shqipërinë në baltë,” tha Tahiri.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: