Tajfuni më i fuqishëm i vitit, Hagibis, ka nisur marshimin e tij në brigjet lindore të Japonisë, në drejtim të prefekturës së Chiba, në lindje të kryeqytetin Tokyo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka thënë që një person ka vdekur në qytetin e Ichihara, kur makina e tij u përfshi nga një tornado. Sipas autoriteteve pritet që era gjatë ditës të arrijë shpejtësinë 215km/orë dhe që tani lëvizjet e rrymave të fuqishme ajrore kanë shkaktuar dëme në banesa, në një territor që më përpara ishte goditur nga tajfuni Faxai, në fillim të shtatorit.

Operatori elektrik Tokyo Electric Power thotë që të paktën 8800 banesa kanë mbetur pa energji elektrike në lindje të metropolit japonez.
Në 24 orët e ardhshme Agjencia Meteorologjike Kombëtare (Jma) parashikon deri në 1000 mm shi në rajonin e Tokai dhe 600 mm në zonën e Kanto, ku ndodhet edhe zona që përfshin edhe Tokyo.

(Jma) ka shpërndarë alarmin e gradës së 5, në një shkallë nga 1 në 5, duke i paraprirë rrezikut ekstrem të shirave në zona të ndryshme të arkipelagut. Rreth orës 16 me orën lokale, sipas Nhk, të paktën 24 mijë banesa në zonën e Tokyo do të mbeten pa energji elektrike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb