Pas Japonisë tajfuni Haishen ka goditur Korenë e Jugut.

Lajmi bëhet i ditur nga Bbc. Më shumë se 300 fluturime janë anuluar nga 10 aeroporte dhe disa transporte hekurudhore.

Erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në pothuajse 5000 banesa në pjesën jugore të gadishullit korean, përfshirë ishullin turistik të Jeju. Në të gjithë zonën është shpallur situatë e vështirë, edhe pse sipas shërbimit metereologjik, stuhia është zbutur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb