Kina Lindore pritet të goditet nga një tajfun i fuqishëm pasditen e nesërme.

Departamenti i meterologjisë i provincës Ciciang njoftoi se tajfuni Infa, i cili po lëviz nga Tajvani veriperëndimor me 191 kilometra në orë drejt Kinës  kontinentale, do të mbërrijë në bregdetin e provincës nesër pasdite.

Shkollat ​​dhe bizneset u mbyllën në provincë, ku u dha paralajmërimi për tajfun, ndërsa 90 përqind e fluturimeve të nesërme në Hangcou, kryeqyteti i shtetit, u anuluan.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb