FILIPINE-Një tajfun i fuqishëm ka goditur veriun e Filipineve, ku 10 mije persona janë evakuuar me shpresën për të evituar dëmet.

Vetëm muajin e kaluar Filipinet u goditën nga një tjetër tajfun, nga Manghut.

Stuhia Yutu ka goditur qytetin e Dinapigue në provincën e Isabela, në veri-lindje të Vendit, përpara mëngjesit, me erëra deri në 150km/orë por që pritet të arrijnë deri në 210.

Fuqia e erës ka rrëzuar pemët por fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë viktimë.

Fenomeni sipas meteorologëve, do ta ulë intensitetin kur të mbërrijë në brigje dhe parashikohet të godasë gjatë ditës edhe pjesën veriore të vendit, pasi ka kaluar në pjesën perëndimore, një zonë e dëmtuar nga tajfuni Mangkhut në mes të shtatorit.

Atëherë më shumë se 100 veta vdiqën dhe një numër i madh njerëzish u zhdukën. Përpara se të mbërrinte në Filipine, Yutu ka goditur edhe ishujt Marianne, një territor amerikan, duke shkatërruar shtëpi dhe një blakout total dhe duke detyruar autoritetet të shtyjnë zgjedhjet.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb