Nga Filipinet në Pakistan, mijëra persona manifestuan sot në Azi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave, edhe pse shumë manifestime u anuluan nga frika e koronavirusit.

Në Kinë, epiqendra e një epidemie që ka shkaktuar më shumë se 3 500 të vdekur në planet, televizioni publik kishte zgjedhur të nënvizonte punën e grave në vijën e parë të luftës kundër sëmundjes së Covid-19.

Manifestime janë zhvilluar në Tajlandë, në Indonezi dhe në Filipine. Disa qindra persona u mblodhën në Lahore, në veri-lindje të Pakistanit.

“Na jepni atë që na përket!”, thërriste turma, ndërkohë që shoqëria pakistaneze është kryesisht konservatore. “Ne duam liri”.

Në Indi, një maratonë ekskluzivisht me femra, që ishte parashikuar u anulua.

Në Korenë e Jugut, vend që numëron më shumë raste me koronavirus pas Kinës, shumë manifestime u anuluan për shkak të epidemisë.

“Megjithëse nuk mund të jemi së bashku fizikisht, vendosmëria jonë për të arritur barazinë mes grave dhe burrave është më e fortë se kurrë”, deklaroi në një video, ministrja e Barazisë Lee Jung-Ok.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb