Në Tajlandë është ndaluar përdorimi i kremrave mbrojtës kundër diellit në të gjitha parqet detare kombëtare me arsyetimin se dëmtojnë koralet.

Sipas lajmit të BBC, në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Konservimit të Tajlandës, thuhet se 4 përbërës kimikë të përdorur zakonisht në kremrat e diellit dëmtojnë larvat e koraleve.

Në deklaratë theksohet se përbërësit kimikë penguan shumimin e koraleve dhe çuan në zbardhjen e shkëmbinjve nënujore.

Departamenti i Mbrojtjes së Tajlandës njoftoi se kremrat kundër diellit që përmbajnë “oksibenzon”, “oktinoxate”, “4-methylbenzylidene camphor” ose “butylparaben” janë të ndaluar të përdoren në parqet detare kombëtare.

Më tej thuhet se ende nuk është e qartë se si do të zbatohet ndalimi në fjalë.

Gjithashtu thuhet se ata që nuk respektojnë ndalimin do të gjobiten me 2.100 paund.

Palau, i vendosur në perëndim të Oqeanit Paqësor, vitin e kaluar u bë vendi i parë që ndaloi kremrat kundër diellit për të mbrojtur shkëmbinjtë nënujorë koralorë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb