TAJLANDE- Një bombë ka shpërthyer në afërsi të një tempulli të shenjtë budist në qendër të kryeqytetit të Tailandës, Bangkok. Raportimet nga mediat e huaja njoftojnë se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Reporteri i BBC-së, i cili është në vendin e ngjarjes, njofton se e gjithë zona është përfshirë nga kaosi, ndërsa shikohen trupat e personave të vdekur të shtrirë përdhe.

Sulmi u krye në qendër të Bangkokut, pranë një tempulli shumë të njohur që ndodhet afër një hoteli me pesë yje.

Sipas mediave të huaja, sulmet me bomba në Bangkok janë tepër të rralla, ndaj autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj ngjarje të rëndë.
(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: