Dy avionë luftarakë u përplasën në ajër, pasi u ngritën nga një bazë ajrore në Tajvanin lindor, njoftoi media zyrtare.

Sipas të përditshmes “Focus Taiwan”, dy pilotët e avionëve katapultuan, ndërsa operacionet e ndihmës po vazhdojnë.

Katër avionë luftarakë F-5E ishin ngritur nga baza lindore Taitung Airbase në Pingtung County për një mision stërvitje rutinore. Dy prej tyre u zhdukën nga radari dhe pilotët dolën, raportoi e përditshmja.

Përplasja raportohet të ketë ndodhur 36 minuta pas ngritjes.

Qendra Kombëtare e Komandës së Shpëtimit e Tajvanit ka dërguar anije të rojës bregdetare për të kërkuar pilotët e zhdukur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb