Parlamenti i Tajvanit bëhet i pari në Azi që legalizon martesat mes individëve të së njëjtit seks. Zhvillimi, u festua nga qindra mbështetës të të drejtave të komunitetit gay, të mbledhur jashtë zyrave të asamblesë. Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese kishte arritur në përfundimin se çiftet homoseksuale kanë të drejtën e një martese ligjore.

Gjykata Kushtetuese, dy vite më parë, arriti në përfundimin që nuk ishte e ligjshme të ndalohen martesat e çifteve homoseksuale, duke i dhënë kohë deri më 24 mars të 2019 kohë për të aprovuar një normë të re. Votoja, konfirmon pozicionin e Tajvan në një linjë të parë për të drejtat e homoseksualevë aziatikë dhe një fitore për grupin e të drejtave të LGBT që prej vitesh protestojnë për të pasur të drejtat e tyre në martesë, në krahasim me çiftet e tjera heteroseksuale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: