Kandidatja Tsai Ing-wen fitoi zgjedhjet presidenciale të Tajvanit dhe falenderoi në mënyrë të veçantë votuesit e rinj që i dhanë mbështetjen e tyre.

“Dua t’ju them se është nderi më i madh të drejtoj këtë vend”, deklaroi ajo.

Ing-wen shtoi se populli i Tajvanit është krenar për demokracinë e tyre.

“Pas zgjedhjeve demokratike, ne ende shtrëngojmë duart dhe bëjmë paqe . Zgjedhjet përfunduan. Tani është koha për t’u bashkuar”, theksoi ajo.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb