Emisioni “Tak Fak” komunikoi me njësinë administrative nr.6 në Tiranë ku nga ana e kësaj njësie, është konfirmuar se bonusi i qirasë do vazhdojë t’i kalojë pronarit të banesës ku po jeton zonja Izaura, deri në muajin qershor, sipas vendimit të këshillit bashkiak.

Më tej, Izaura duhet të aplikojë sërish në muajin maj, duke depozituar dokumentacionin  për vijimin e përfitimit të bonusit të qirasë.

Por “Tak Fak”, nga ana e tij, ka ndërhyrë për zgjidhjen e një tjetër problematikë të qytetares, pjesë e komunitetit rom, për të cilën ajo ka patur konflikt me pronarin e banesës ku jeton, detyrimet e papaguara të dritave.

Për këtë arsye, “Tak Fak” i ka dhuruar Izaurës një shumë prej 600 euro me qëllim likuidimin e të gjithë debisë duke shuar konfliktin e saj me Ibrahimin, pronarin e banesës ku ajo po jeton me qera.

Me lot në sy, Izaura ka pranuar dhuratën dhe ka falenderuar emisionin “Tak Fak” për zgjidhjen e kësaj situate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb