Tak Fak
Pasi zonja Xhevahire Arapi në Durrës u ankua se “nipi” i kishte ndërtuar një ndërtim pa leje ngjitur me banesën e saj, emisioni Tak Fak ka komunikuar me celular me zotin Ardian Turku. Ai bisedoi me gazetaren e Tak Fak, Anxhelën, si dhe denoncuesen, Xhevahire Arapin.
Ardian Turku: Unë atë objekt e kam bërë para 20 vitesh me lejen e komshies, që unë i them halla.
Xhevahire Arapi: Nuk është e vërtetë, je duke rrejt. Ke folur me Kujtimin dhe të tha mos e bëj. E ndërtove se korruptove kryetarin me lekë dhe nënkryetarin e komunës, edhe IMT. Një pjesë u prish dhe një pjesë nuk u prish se je i korruptuar mor hajdut. S’të vjen turp. Më the që të të jap 500 mijë ma lër ndërtimin pa leje dhe dy vjet, a ma the apo jo?
Ardian Turku: Xhevahirja më tha ndërtoje objektin Ardian. Unë e kam futur në proces legalizimi, i kam letrat në shtëpi. E ka dhe hipoteka, unë t’i tregoj të gjitha letrat.
Xhevahire Arapi: E ke mbështet ndërtimin pa leje te muri im, do e heqësh ose unë do e tërheq vetë me forcën time. Po deshe me qep rrjeta peshku, merr dyqan me qira, e paguaji taksat shtetit. Më the do e prish, je mashtrues, ordiner, i korruptuar.
Ardian Turku: Nesër hajde tek shtëpia ime dhe të jap letrat.
Xhevahire Arapi: Ai nuk e ndërtoi kur ne ishim këtu.