Një marrëveshje e pastër biznesi me dy nga lojtarët më premtues të Kategorisë Superiore. Transferimi i Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut te Skënderbeu është rasti tipik kur dy klube bëhen bashkë për të përfituar sa më shumë nga shitja e mundshme jashtë Shqipërisë e dy futbollistëve më të kërkuar në tregun shqiptar. “Panorama Sport” zbulon të gjitha detajet e marrëveshjes mes presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, si dhe atij të Luftëtarit, Grigor Tavo.

Në ditën kur në klubin bluzi prisnin një ofertë zyrtare nga AEK-u i Athinës për Abazajn, ndërsa për Bregun vijonte interesimi në rritje nga skuadra austriake, qipriote dhe zvicerane, ishin 300 mijë euro që bënë diferencën. Jo vetëm kaq, por Luftëtari u bind edhe më tepër për faktin se Skënderbeu pranoi që t’i linte 20% të kartonit në rast rishitje.

Që do të thotë se tashmë Abazaj dhe Bregu nuk është çudi të transferohen në një klub të huaj brenda muajit, gjithnjë në rast të një oferte të parefuzueshme, këtë herë për llogari të Skënderbeut. Nga ky moment është klubi korçar që do të merret me dy yjet, pasi transferimi jo më kot u bë tani, për të rritur qoftë edhe artificialisht në treg vlerën e futbollistëve.
Detajet-e-marreveshjes1-470x474
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/takaj-dhe-tavo-bejne-biznes-me-yjet-zbulohen-pagat-e-lojtareve-dhe-kushtet-nese-shiten-jashte/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: