Tefik Osmani foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ndaj Skënderbeu ku nuk munguan akuzat për tradhëti ndaj ish-presidentit dhe ish-shokëve të skuadrës.

“Osmani Ahmataj dhe Bulku, jam tradhtuar nga shumë miq, por këta të dy janë nga të paktët që më kanë ngelur”.

3 pikë të rëndësishme në Korçë…

Normalisht, ishte një ndeshje e vështirë, duke parë fillimin e lojës, po bënim një lojë të mirë. Shënuam, humbëm një rast me Prognin, më pas na ndihmoi Zoti.  Zoti është gjithmonë me të drejtin. U humb penalltia.

Largimi nga Skënderbeut?

Unë gjithë këtë kohë nuk kam folur, Osmani ka ikur nga Skënderbeu, për diçka që nuk e meritoja të ikja. Tani po mendohem, të flas apo jo. Takaj mund të ketë pasur shumë legjenda këtu, por lojtar si Osmani nuk ka pasur, dhe nuk i vjen në ekip. E kam thënë shkurt, jam tradhtuar.

Jam tradhtuar nga presidenti Takaj, pasi si çdo lojtar tjetër, më kanë kontaktuar nga Flamurtari në fund kampionati, dhe i kam thënë nëse Takaj nuk më mban, unë do vij atje. Ia kam thënë Takajt, kam qenë edhe me 2-3 të tjerë. I kam treguar kushtet e mia. Nuk kemi folur 1 javë, ndoshta ka qenë i mërzitur.

Më tha pastaj, jam OK me kushtet e tua. Më vjen keq që lojtarët e tjerë iknin dhe më thonin duam Osmanin në ekip, pasi ata sot luajnë te Skënderbeu. Dua të them fjalët më të mira për Teutën. Më ka larguar Tirana kur ishte Rubio, më ka lënë në rrugë. Teuta më ka hapur derën. Skënderbeu më la në rrugë, por tani jam te Teuta.

Në Korçë dhe në çdo opinion, u tha se Osmani tradhtoi, por nuk e bëra unë. Lojtarët dhe presidenti, e dinë që Osmani nuk e tradhton Skënderbeun. Nuk është hera e parë që largohem, por këta fjalë duhej t’i thosha. Sot po i them, fituam, se edhe mund të rrifeshim, por fola, pasi ia kisha thënë edhe miqve të mi.

I keni miq të gjithë te Skënderbeu?

Kam miq ata që më kanë edhe mua miq. T’ju tregoj edhe diçka. Kam pritur sot, të flas në Supersport. Edhe puna e Gladiatorit, prandaj e kam nxjerrë. Te momenti me dorë, i thashë arbitrit e preka, jepe penallti, e gjuan prapë Aliti dhe e humb prapë. Unë ia thashë, Aliti e dëgjoi dhe qeshi.

Një batutë në fund..

Menduan se Osmani do rrëzohej, por ai bëhet i frikshëm kur ngrihet…

(Panoramasport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: