RUSI– Kremlini ka reaguar pas deklaratës së një zyrtari të Shtëpisë se Bardhë, i cili ka thënë se Trump dhe Putin kanë pasur një takim të dytë gjatë darkës në samitin G20 që është mbajtur gjatë këtij muaji në Gjermani.

Kremlini ka thënë se është “totalisht absurde” që takimi mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin të përshkruhet si i fshehur apo sekret.

“Diskutimet se mes presidentit Trump dhe Putin janë shqyrtuar nga afër për shkak të supozimeve se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Termi ‘i fshehur’ apo ‘takim sekret’ na habit”- ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus.

“Ata kanë pasur një takim bilateral për të cilin janë pajtuar përmes kanaleve diplomatike, më pas ata kanë ndarë qëndrimet e tyre me njëri- tjetrin sa është mbajtur samiti. Nuk ka pasur takim të fshehtë” ka shtuar Peskov.

Trump ka thënë në një intervistë për ‘New York Times’ se biseda e tij me Putinin ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është diskutuar asgjë e rëndësishme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: