KAVAJA

Vizitë zyrtare e kryebashkiakut të zonës Saronikos, Atikë, z.Petros Filippou, në Bashkinë e Kavajës, ku kanë zhvilluar një takim të përzemërt me homologun e tij, kryebashkiakun e zonës, z.Redjan Krali.

Dy zonat bregdetare kanë mjaft aspekte të përbashkëta, si bregdetare dhe pranë kryeqyteteve.  Bashkia e Saronikos, Greqi, historikisht ka qenë e banuar nga arvanitasit, që është edhe origjina e vetë z. Petros Filippou, ndërsa sot jetojnë dhe mjaft emigrantë shqiptarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë takimit  , që është zhvilluar në një klimë tepër të ngrohtë, kanë folur gjatë për historikun dhe situatën në zonat përkatëse, si dhe kanë vendosur për binjakëzimin e bashkive, duke nisur menjëherë procesin e zyrtarizimit.

Së shpejti, menjëherë pas tejkalimit të situatës pandemike, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore dhe edukative, në të dy vendet. Kryebashkiaku arvanitas Petros Filippou ka vizituar një herë më parë Kavajën, menjëherë pas tërmetit të 26-nëntorit, me ndihma humanitare për familjet e prekura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb