Tomas Strakosha po gjen shpëtim në Europa League, e vetmja dritare për momentin ku gardiani kuqezi mund të shpreh aftësitë e tij. Portieri shqiptar është futur në një vit shumë përcaktues, është në vitin kur i skadon kontrata, për këtë arsye si Strakosha ashtu edhe Igli Tare janë vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje ideale për të dy palët. Përpara sfidës kundër Fiorentinës, në seancën e fundit stërvitore, Igli Tare dhe Tomas Straksosha janë parë duke diskutuar të veçuar.

Strakosha
Strakosha

Sipas mediave italiane, mes palëve është diskutuar e ardhmja dhe kontrata që i skadon në 2022. Tare ka një ofertë konkrete për Strakoshën, një kontratë të re 4-vjeçare dhe një pagë vjetore prej 2 milion euro. Dëshira e Lazio dhe e Tarës është të vijojë bashkëpunim me portierin kuqezi, mbi të gjitha nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Mbetet për tu parë se çfarë do të vendos Strakosha, i cili kërkon garanci, pasi nuk mund të qëndrojë një rezervë e Pepe Reina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb