E ardhmja e Lautaro Martinezit dhe kalimi i tij te skuadra e Barcelonës vijon të jetë çështje dite në Itali. E sigurt për momentin është fakti që Interi kërkon të paguhet klauzola për ta lënë të lirë “El Toron”, por “Gazzetta Dello Sport” këtë mëngjes raporton për një tjetër takim mes numrit 10 të zikaltërve dhe Antonio Kontes.

Në këtë takim, argjentinasi ia ka bërë të qartë trajnerit e pëlqen idenë për të veshur fanelën blaugrana. Por gjithashtu, vetë sulmuesi i ka garantuar impenjim maksimal: nëse do të largohet, do ta bëjë duke ndihmuar në maksimum klubin aktual. Marrëveshja me Barcelonën aktualisht është në stand-by dhe ndjesia është se çdo gjë mund të mbyllet brenda një muaji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb