I dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç në Beograd.

Sllovaku thotë se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Vuçiçin, dhe thotë se pas gjithë këtyre takimeve ka shumë gjëra të cilat duhet rikthyer dhe shikuar në detaje.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

Ky takim i Lajçak me presidentin serb, Aleksander Vuçiç, vjen vetëm një ditë pas takimit që emisari sllovak ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Vjenë të Austrisë.

In continuation of my discussions on the way forward in the EU-facilitated Dialogue, I had a long and detailed conversation with President of Serbia @predsednikrs @avucic. A lot to follow up on after my meetings this week. pic.twitter.com/4M2WE3qs7u

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2021

 

Josep Borell, është shprehur më herët se do të ishte shumë mirë një takim i nivelit të lartë në mes të shefit të qeverisë kosovare, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, para Vitit të Ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb