Të enjten ne ora 13 është thirrur takim liderësh per gjendjen me virusin Korona. Takimin e konfirmoi edhe kreu i VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski. Ai nuk deshi te komentoje nëse ka gjasa të shtyhen zgjedhjet, por tha se në takim do të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej.

Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare.

Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb