Inter kërkon të lë shpejt pas krahëve barazimin 2-2 ndaj Sampdoria, nuk kanë kohë të mendojnë për atë ndeshje pasi kalendari i rezervon një sfidë prestigjioze dhe shumë të vështirë, në “San Siro” presin as më shumë e as më pak por Real Madrid. Zikaltërit dëshirojnë të bëjnë diçka më mirë se vitet e fundit në Champions dhe Inzaghi vendos objektivin e parë:

Internazionale Cinemaapp
Internazionale Cinemaapp

“Edicioni i shkuar nuk ka rëndësi, përfshi këtu edhe sfidat me Real Madrid. Tan kemi një mundësi të mirë për të shkruar një faqe të re në të tashmen tonë. Është një grup jo i lehtë por ne dëshirojmë të kalojmë më tej”, u shpreh Inzaghi duke u ndal më pas tek rivali i tyre dhe tek trajneri Ancelotti:

“Ancelotti është një nga trajnerët më fitues të historisë, një trajner që i jep ekipeve një organizim të madh. Vinicius po kalon një moment shumë të mirë, do jetë i vëzhguari jonë special por pa harruar lojtarët e tjera plot talent që Real Madrid ka në dispozicion. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë duke shpresuar të jemi në ditën tonë më të mirë. Do të jetë diçka e bukur ta nisim Champions League përpara tifozëve tanë, u shpreh Inzaghi. Inter bën pjesë në grupin D së bashku me Real Madrid, Shakhtar Donetsk dhe Sheriff Tiraspol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb