Kryeministri Edi Rama vijon mbledhjen me kabinetin e ministrave, për të bërë një analizë të të gjitha zhvillimeve të ndodhura në vitin 2022. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb dhe News24 se fokusi i kësaj mbledhjeje është të ato që janë arritur në 2022.

Ministrat kanë raportuar projektet e zhvilluara, ato të përfunduara dhe ato që janë ende në zbatim. Nuk pritet të ketë ndonjë vendimmarrje nga kjo mbledhje, por është një funksion të një bilanci për vitin që lamë pas si dhe projeksionet për 2023.

Rama është shprehur optimist për aktivitetin e vitit që lamë pas dhe të atij që sapo ka hyrë. Kryeministri i ka bërë jehonë zhvillimeve pozitive sipas tij në disa sektorë, në bujqësi, turizëm dhe ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishëm për mësimin online apo për ndërtimin e 3 stadiumeve në Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Ndërkohë, parashikohet që në 15:00 kryeministri do të ketë një takim me drejtuesit politik të PS në të gjitha qarqet e vendit, dhe fokusi do të lidhur me përgatitjet e zgjedhjet të 14 majit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: