Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka reaguar në lidhje me zërat që qarkullojnë për takimin e tij me Habilajt.

Sipas tij këto janë shpifje të verifikueshme, dhe se kanë dalë si pasojë e panikut që ka mbërthyer ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Statusi i plotë i Shkëlzen Berishës

Duket se“burimet” e Habilajve kane pikuar disa portale qe aludojne per takime mes meje dhe kushuririt te tyre ish minister qe dyshohet dhe hetohet per trafik nderkombetar droge nga drejtesia shqiptare dhe italiane. Ndonese e panevojshme,ne respekt te opinionit sqaroj se, keto lajme te rreme jane kryekeput shpifje lehtesisht te verifkueshme si te tilla. Aresyet e tyre duhen gjetur te paniku qe ka mberthyer kusheririn e trafikanteve nga zbardhja e perditshme e bisedave ku njerezit e tij te afert flasin per miliona euro dhe diamante qe perfundojne ne xhepat e tij nga trafiku i droges.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb